Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së.
Behrami, ka vlerësuar se ‘’ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare’’, dhe se, ‘’parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës’’.
Postimi:
Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare!
Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre.
Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it.
Mjaft është mjaft!