Artan Behrami, kandidat i PDK-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme ku ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari u intervistua lidhur me rastin e Rezervave Shtetërore.
Behrami ka thënë se Qeveri Kurti në detyrë vendosi ta klasifikojë kontratën për blerjen e Rezervave Shtetërore. Ai këtë kontratë e quajti ‘korruptive’.
“Paramendo, kontratat korruptive – të abuzimit i kanë klasifikuar si sekrete.
Ndërsa, financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e kanë deklasifikuar!
Çka me ju thënë këtyre, bre?”, ka shkruar Behrami në Facebook.