Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të Thaçit, sot po e urojnë vdekjen fizike të tij

Behrami: Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të Thaçit, sot po e urojnë vdekjen fizike të tij

Artan Behrami, dikur këshilltar politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferi, i cili ironizoi me lajmin për gjendjen e rënduar shëndetësore të ish-presidentit.

Behrami tha se “Luani e tha atë që e mendojnë vetëmevete Kurti/Osmani/Gërvalla”, shkruan Insajderi.

“Luani e tha atë që e mendojnë vetëmevete Kurti/Osmani/Gërvalla. Në ditët kur qëndrimi amerikan ndryshoi radikalisht për Gjykatën Speciale, këta edhe më tutje mbrojnë këtë monstrum, e cila me çdo kusht dëshiron dënimin e krerëve të UÇK-së.

Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të presidentit Thaçi, duke u munduar t’ia kontestojnë meritat për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!

Sot e uruan vdekjen e tij fizike, duke iu bashkuar lutjeve të miliona serbëve, të cilët në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës e mallkojnë dhe ia dëshirojnë vdekjen Hashim Thaçit!

Pa u rrëzuar kjo mendësi nuk rrëzohet aktakuza kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në deklaratën e kandidatit për deputet nga radhët e PDK’së