Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Dëshmitarët e Speciales kanë qenë edhe të akuzuar, ata janë shantazhuar nga Prokuroria

Behrami: Dëshmitarët e Speciales kanë qenë edhe të akuzuar, ata janë shantazhuar nga Prokuroria

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se Prokuroria e kësaj Gjykate i ka shantazhuar dëshmitarët.

Në Kanal 10, ai ka deklaruar se Gjykata ka frikësuar të gjithë ata që e kanë kritikuar.

“Për herë të parë ka ndodh që dëshmitarët janë shantazhuar nga Prokuroria. Na te gjithë jemi dëshmitar që pak njerëz kanë guxu edhe me fol kundër Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë e ka etablu të njëjtën frikë të viteve 90-ta ku nuk ke guxu me fol se të kanë shti në burg. Dëshmitarët kanë qenë edhe dëshmitarë edhe të akuzuar”, ka thënë Behrami.