Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit për njohjen e Republikës së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shumë të gëzueshëm për vendin.
Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli shprehu urimet e tij për Presidenten Vjosa Osmani, duke e inkurajuar atë që të vazhdojë përpjekjet diplomatike për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Sa e pashë lajmin se Siria e ka njohur Republikën e Kosovës, u gëzova shumë! Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, zonja Presidente — urime dhe mos u ndalni! 🧡”, ka shkruar Pacolli.