Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe humanisti, Halil Kastrati kanë shprehur gadishmërinë për t’i dalë në ndihmë këmgëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, pasi e njëjta u shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore në SHBA dhe kërkonte ndihma.
“Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor” shkruan Pacolli në Facebook.
Pacolli thekson se “Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin”
Postimi i plotë:
Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.
Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.
Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !