Në nderim të 27 vjetorit të fillimeve të bombardimeve të NATO-së kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, profesor Alfred Marleku, e ka postuar një dokument i deklasifikuar që hedh dritë mbi një moment kyç pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Ne rrjetin e tij social ai ka treguar për bisedën telefonike ndërmjet presidentit amerikan Bill Clinton me homologun e tij rus, Boris Yeltsin lidhur me këtë ngjarje. Më 24 mars 1999, në orën 09:20 i pari e njofton të dytin se Aleanca Veriatlantike ka nisur sulmet ndaj Serbisë, pas dështimit të bisedave për sigurimin e një zgjidhje diplomatike për luftën e Kosovës.
Kryetari rus e kundërshton këtë aksion dhe kërkon që ato të ndërpriten pa humbur kohë me qëllim që jepet shans negociatave pafundësisht. Mirëpo, presidenti amerikan mbetet i bindur se lideri serb e kupton vetëm gjuhën e forcës, duke marrë parasysh sjelljet e tij të mëhershme në Bosnje ashtu edhe në vitin 1998-99 në Kosovë. Në fund, preidenti Ylestsin shpreh drojën se ky bombardim do t’i nxis sentimentet politike anti perëndimorë në shtetin rus.
Një bashkëbisedim i tillë, konstaton profesor Marleku, mbase i pasqyron qartë tensionet dhe dilemat që shoqëruan një nga vendimet më të rëndësishme për Kosovën.

