Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Begaj takon Kamberin, e siguron se shqiptarët e Luginës e kanë mbështetjen e Shqipërisë

Begaj takon Kamberin, e siguron se shqiptarët e Luginës e kanë mbështetjen e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook.

Më tutje është bërë e ditur se Begaj me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.

‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar Begaj.

E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shtuar më tutje ai.

Powered by WordPress