Gjobitën dy shoferë në Vushtrri, po bënin gara me vetura

Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje...

Kapet me drogë në veturë, arrestohet 30 vjeçari nga Kosova

Një 30 vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Begaj takohet me Peach, i shpreh vlerësim për kontributin e ushtarëve britanikë në KFOR

Extra AL PVC

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

Gjithashtu, ndryshimet e reja në strukturat evropiane u vlerësuan si një mundësi për përfitim nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Shqipërisë i shprehu Lordit Peach mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, për forcimin e stabilitetit rajonal, atë të institucioneve demokratike dhe ndihmën për trajtimin e sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë.

Një vlerësim të veçantë presidenti Begaj shprehu për kontributin e dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

spot_img

Të fundit

Mihrije Braha me mesazh të veçant ndaj atyre që e ngushëlluan për nënën

Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë...

A ke kryer marrëdhënie se*ksuale me Feron në ashensor? Ja si përgjigjet Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka reaguar pas një...

Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore

Klea Huta po kalon një periudhë delikate me shëndetin...

Mihrije Braha me mesazh të veçant ndaj atyre që e ngushëlluan për nënën

Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë të një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për ngushëllime. Përmes këtij shkrimi ajo u...

A ke kryer marrëdhënie se*ksuale me Feron në ashensor? Ja si përgjigjet Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka reaguar pas një pyetjeje të pazakontë nga një fans në rrjetet sociale, ku u aludua se ajo kishte...

Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore

Klea Huta po kalon një periudhë delikate me shëndetin e saj. Dje, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon...