Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Begaj sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë

Begaj sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta vizitojë sot Kosovën.

Sipas njoftimit, Begaj pritet të qëndrojë për dy ditë.

Teksa Policia e Kosovës me këtë rast ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të shkurta të qarkullimit rrugor në disa segmente, nga pika kufitare në Vërmicë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.