Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.

Ndërsa, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka deklaruar se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka nderuar me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunën në Deçanit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se Komuna e Deçanit e ka nderuar Presidentin Begaj me titull “Qytetar Nderi”.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan”, ka shkruar Haradinaj.

Begaj po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë dhe do të vizitojë tri komunat: Drenasin, Deçanin dhe Junikun.

Powered by WordPress