Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Begaj i bën thirrje presidentes moldave për njohjen e Kosovës dhe mbështetje për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare

Begaj i bën thirrje presidentes moldave për njohjen e Kosovës dhe mbështetje për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, të cilës ia ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Begaj shkroi se i ka kërkuar homologes së tij edhe mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar”, shkroi Begaj në “X”.

Ai ka shprehur mirënjohjen edhe për “kontributin e Moldavisë në KFOR”.

Gjatë takimit, Begaj tha se rikonfirmoi “mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë në BE”.

Powered by WordPress