Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Me anë të një postimi në platformën X, Begaj i ka uruar shërim të shpejt Trumpit teksa ka shtuar se të gjitha format e dhunës nuk kanë vend në demokraci.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj.