Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për dhënie amnistie”, i miratuar nga Kuvendi me 84 vota pro.

Sipas ligjit, nga amnistia penale do të përfitojnë gjithsej 1,335 persona. Prej tyre, 466 të dënuar do të lirohen menjëherë nga vuajtja e dënimit, ndërsa 869 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Në grupin e personave që do të lirohen përfshihen 11 gra dhe një i mitur, ndërsa nga ulja e dënimit do të përfitojnë edhe tetë gra dhe një i mitur.

Amnistia penale do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare.