Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Begaj dekreton Amnistinë Penale, 700 të burgosur lirohen menjëherë

Begaj dekreton Amnistinë Penale, 700 të burgosur lirohen menjëherë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për amnistinë penale. Nga ligji i miratuar në Kuvend me 110 vota pro, do të përfitojnë 1 100 të dënuar.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie””, njoftoi Presidenca.

Me miratimin e Amnistisë Penale përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Projektligji u miratua pas disa muajsh vonesë për shkak të debateve mes palëve politike./atsh

Themes by WordPress