Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Begaj dekreton Adea Pirdenin, si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Begaj dekreton Adea Pirdenin, si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë Adea Pirdenin, e cila u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni  në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin”, njofton Begaj.

Emërimi vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama i cili argumentoi se “në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike”.

Kjo, sipas kryeministrit, për të rritur krahas pagave konkurruese dhe cilësinë e burimeve njerëzore.

/TV Arbëria

Themes by WordPress