Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ‘Befason’ Arifi thotë se BE është më afër Rusisë, kundër Kosovës se sa vet Rusia

‘Befason’ Arifi thotë se BE është më afër Rusisë, kundër Kosovës se sa vet Rusia

 

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për KTV-në ka shprehur një lloj nervoze se pse Qeveria e Kosovës nuk është parimore në kritikën e saj edhe ndaj Turqisë si ndaj Serbisë për mos sanksionimin e Rusisë dhe pjesëmarrjen në BRICS. Sarrazin i kas kritikuar sjelljet “dyfishta” të pushtetit në Kosovë, ku për të njëjtat arsyeje që e kritikon Serbinë hesht për Turqinë.

Njohësi dhe analisit poilitik, Dritëro Arifi, në një përgjuje për tv Arbëria, tha se kjo është kritika më pa sens dhe më pa logjikë që e ka dëgjuar nga një zyrtar evropian, sepse sipas Arifit nëse shikojmë nga ky këndvështrim, atëherë i bie që politika e jashtme në Bashkim Evropian është më pro ruse sesa vet politika ruse karshi Kosovës, por duke e ditur që nuk e njohin Kosovën pesë vendet e BE-s.

“Sa i përket kësaj kritike kuadri i drejtuar qeverisë së Kosovës, është kritika më pa sens dhe më pa logjikë që e kam dëgjuar nga një zyrtar evropian e specifikisht gjerman, sepse nëse shikojmë nga ky këndvështrim, atëherë i bie që politika e jashtme në Bashkim Evropian është më pro ruse sesa vet politika ruse karshi Kosovës, por duke e ditur që nuk e njohin Kosovën pesë vendet e BE-s”, është shprehur Arifi.

Më tej, ai thekson se sa ka njohuri Turqia është partnere jashtëzakonisht shumë e mirë e Gjermanisë të cilat bashkëpunojnë në shumë elemente.

“Pra, kjo është pa fije logjike mesa e di unë Turqia është partnere jashtëzakonisht shumë e mirë e Gjermanisë, pra bashkëpunojnë në shumë elemente. Turqia është anëtari më i rëndësishëm i NATO-s, pra është një kritikë pa ndonjë sens të qartë logjikë”, tha ai.

Ndërkaq, Arifi thotë se kjo kritikë mund të vie edhe si pamundësi për të detyruar palët për ta zbatuar marrëveshjen.

“Kjo kritikë mund të vie edhe si pamundësi për të detyruar palët për ta zbatuar marrëveshjen dhe jepet një gjë e tillë që nuk e ka asnjë sens në politikën e jashtme”, potencon njohësi i çështjeve politike.

Ndër tjera, sipas Arifit Kosova mund të jetë më pro-evropiane se disa vende evropiane.

“Kosova ndoshta ëshë më pro-evropian se disa vende evropiane, pra nga ky sens ne e dimë që brenda BE-s dhe NATO-s ka vende që e përkrahin Rusinë shumë më shumë sesa disa vende tjera kshtuqë është një kritik e kotë pa ndonjë mbështetje faktike”, përfundoi Arifi. /tvarbëria/.

Powered by WordPress