Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi befasi dhe rezultate interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini e ka mposhtur skuadrën e Prishtinës me rezultat minimal 1:0, raporton TV Arbëria.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mërgim Pefqeli, i cili i siguroi fitoren Dukagjinit në minutën e 43′.
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Dritës, e cila gjithashtu përfundoi me rezultat minimal 1:0, në favor të nikoqirëve.
Trepça ’89 e befasoi Dritën në stadiumin “Riza Lushta” duke e mposhtur 1:0, falë golit të shënuar nga Armend Gashi në minutën e 12′ të ndeshjes.
Rezultati final:
Trepça ’89 1:0 Drita
Dukagjini 1:0 Prishtina
/TV Arbëria