Kombëtarja shqiptare pësojë edhe një humbje kësaj rradhe nga Republika Çeke me rezultatin final 2-0. Nga rrjedha e ndeshjes u pa se kombëtarja jonë ka humbur shkëlqimin dhe duket se ka harruar se futbolli është sport kolektiv dhe jo individual. Futbollistët tanë duhet të vendosin synimet kombëtare mbi lavdinë personale, në rast se dëshirojn të arrinë rezultate suplementare.
Befasi të madhe në javen e tretë ka shkaktuar Greqia duke fituar ndaj Anglise si mysafir 1-2. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim pas një goli spektakolar të Bellingham në minute e 87, golashënuesi i dyfisht Pavlidis shënoj golin e dytë personal në minuten e 4 shtesë duke i dhënë fitoren Greqisë.
Italia barazoi me Belgjiken 2-2, ndërkaq Franca fitoj 1-4 në transfertë te Izraeli. Gjermania mposhti Bosnjen 1-2, e Turqia mundi Malin e zi 1-0.