Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bedri Hamza: Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi im

Bedri Hamza: Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi im

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Fabrikën e Mobileve “Loni Dekor” në Vushtrri.

Hamza ka thënë se do të jetë partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat.

“Fabrika “Loni Dekor” në Vushtrri, sot qëndron si model i suksesit në vend falë disiplinës dhe punës së palodhur për vite me radhë. Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.