Kandidati për kryeministër dhe kryetar i i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar 8 Marsin.
Hamza përmes një fotoje ku shihet me gruan e tij duke i dhuruar lule ka ururar të gjitha gratë, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje.
Nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë, të gjitha duhet të kenë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë.
Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!