Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij, do të ketë më pak taksa për biznese, në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura për punëtorët.
“Bizneseve, më pak taksa! Punëtorëve, më shumë të ardhura. Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes. Lehtësirat për bizneset do të shndërrohen në përfitime për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thashë sot edhe punëtorëve të ABI-it në Prizren”, ka shkruar Hamza.
Kandidati i PDK–së për Kryeministër ka thënë se kostoja e jetesës është ngritur shumë në Kosovë, prandaj prioriteti i tij do të jetë përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.
“Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre. Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza.