Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bedri Hamza premton mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë

Bedri Hamza premton mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka vizituar sot një qumështore në Komunën e Dragashit.

Hamza ka thënë se për të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës.

Hamza ka thënë se deri në 30% do t’i mbulojnë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojnë produktet e importit, e furnizojnë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojnë më shumë.

“Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive.

Deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojmë produktet e importit, e furnizojmë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojmë më shumë.