Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bedri Hamza premton 0% TVSH për produktet esenciale: Ushqim më i lirë dhe mbrojtje e fuqisë blerëse

Bedri Hamza premton 0% TVSH për produktet esenciale: Ushqim më i lirë dhe mbrojtje e fuqisë blerëse

Kandidati për kryeministër nga PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke theksuar se barra ekonomike po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka deklaruar se në qeverinë e tij do të ndërmerren masa konkrete për uljen e çmimeve dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, raporton lajmi.ne

 

 

Si një nga zotimet kryesore, ai ka paralajmëruar heqjen e TVSH-së (0%) për produktet esenciale.

“Çmimet po rriten dhe barra po bëhet gjithnjë e më e rëndë për çdo familje. Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale,” ka deklaruar Hamza.