Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bedri Hamza përuron “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë

Bedri Hamza përuron “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka përuruar “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë.

Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik.” Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës.

POSTIMI I PLOTË:

Edhe një premtim i mbajtur!

Sot përuruam “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri.

Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik.” Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës.

#MaMirë për natyrën dhe shëndetin!