Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një video, ku radhiti përkrahjen 70%, 50% dhe 30% në kuadër të programit të tij.
Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Kosovën që mundet ma mirë, sepse siç tha ai, e ka ekipin dhe programin më të mirë.
“Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset. Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët. #MaMirë #PDK131”, tha Hamza.