Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bedri Hamza në Shtëpinë e Bardhë, reagon Kasolli: Mesazh i qartë nga Uashingtoni se nuk janë kundër Kosovës

Bedri Hamza në Shtëpinë e Bardhë, reagon Kasolli: Mesazh i qartë nga Uashingtoni se nuk janë kundër Kosovës

Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pritur kandidatin për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza në Shtëpinë e Bardhë, shkruan TV Arbëria.

Kasolli cilëson se kjo pritje është mesazh se Shtëpia e Bardhë nuk është kundër Kosovës.

“Pritja qe Shtetet e Bashkuara të Amerikes i kane bere kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosoves, Bedri Hamza është mesazh i qarte qe e dergon Uashingtoni, se Shtepia e Bardhe, nuk eshte kunder Kosoves dhe qytetareve te saj, perkunder tensioneve dhe partneritetit te lenduar me Qeverinë aktuale. Madje këtë qëndrim zyrtaret amerikane e kane potencuar ne vazhdimësi se “jane me popullin e Kosovës dhe do te jene me te, pavarësisht mosmarrëveshje qe kane me pushtetin aktual””, ka shkruar Kasolli në reagimin e tij.

Kasolli tutje thotë se takimet e këtij niveli janë jetike për Kosovën.

“Takime te ketij niveli jane jetike per Kosoven, sidomos kur marrim parasysh faktin, se vizita kryesore shteterore e kryeministrit Kurti, mbetet ajo ne Maqedoni te Veriut dhe takimi me liderin populist VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, me qellim qerimin e hasepave te brendshme politike me presidenten Vjosa Osmani”, thotë Kasolli.

Ndërkohë Kosova është duke u kritikuar nga ndërkombëtarët për disa veprime politike, njëra ndër to edhe hapja e Urës së Ibrit, e për këtë Kasolli kujton se këto takime po zhvillohen në kohën kur ka “tensione” mes Qeverisë së Kosovës dhe perëndimit.

“Ndërkohë, po ashtu keto takime të nivelit të lartë të Bedri Hamzes me zyrtarët amerikanë po ndodhin në një kohë kur Qeveria e Kosovës është kritikuar për shumë aksione të pakordinuara me partnerin kryesor te shtet ndërtimit të Kosovës”, ka thënë analisti Kasolli.

Powered by WordPress