Shkruan: Afrim Kasolli
Partia Demokratike e Kosoves me një shpejtësi marramendëse e zgjodhi kryetarin e ri. Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, Bedri Hamza ishte kandidati i vetëm zyrtar për pozitën e të parit të këtij subjekti politik. Enver Hoxhaj kishte kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e kësaj ngjarje, por nuk gjeti përkrahje për misionin e tij. Bedri Hamza një ditë pas largimit të Memli Krasniqit e bëri të ditur se po i hynë kesaj beteje me motivin për ta reformuar, rifuqziuar dhe me kryesorja për ta bashkuar këtë subjekt politik.
Siç dihet, përçarjet e brendshme arritën pikën e vlimit ne ket parti me rastin e zgjedhjeve lokale, sidomos pas përjashtimit të Ramiz Lladrvocit nga gara për kryetar të Komunes së Drenasit. Ky i fundit u rebelua ndaj ketij vendimi të kryesisë qendrore të PDK-se dhe ia doli ta fitoi me nismen e tij qytetare ate komune, duke ndikuar qe nominalisht PDK per herë të parë ta humb gjysmën Drenicës njërin nga bastionet tradicionale të këtij subjekti politik. Pas kësaj disfate shihej qartë që PDK nuk e kishte luksin të vazhdonte edhe më tutje me keto antagonizma te brendshme.
Prandaj sanimi i tyre u shtrua si domosdoshmëri. Me këtë rast shumë kush filloi ta shoh Bedri Hamzen si shansen e vetme për krijim te unitetit të brendshëm. Mirëpo, disa nga zhvillimet e sotme japin pak shpresë per jetësimin me sukses te ketij misioni.
Kryetari i degës se PDK–se në Skenderaj, Sami Lushtaku beri te ditur se do çdo here do të jetë kundër rikthimit të Ramiz Lladrovcit në PDK. Ky pozicion tregon se shume shpejt Bedri Hamza do te ndodhet ndërmjet dy humbjeve. Ose duhet ta sakrifikojë Sami Lushtakun per t’i hap rrugë rikthimit të Ramiz Lladrvocit. Ose duhet te pajtohet me humbjen e këtij te fundit per ta ruajtur te parin. Mbetet te shihet se cilën anë do ta mbaje ai, sidomos kur ne opinonin qarkullojnë spekulime se as Bedri Hamza dhe Sami Lushtaku nuk eshte se i kane raportet ideale. Madje kryetari i Skenderajt ishte nga te vetmit që nuk e kishte përshëndetur kandidimin e Bedri Hamzes për pozitën e kryetarit të PDK-se.