Hamza, në Klan Kosova, tha se madje kjo është edhe “në të drejtën e publikut” që t’i sheh pretendentët për qeverisje të vendit derisa ballafaqojnë programet dhe ofertat e tyre zgjedhore.
“Sigurisht se po. Në cilëndo studio televizive, jo me qëllim për ne të dy, por për publikun. Publiku ka të drejtë me na pa se çka përfaqësojmë, me çfarëd programi e vizioni e ekipe garojmë. Normalisht prej meje gjithmonë brenda suazave të respektit reciprok.”