Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar bashkatdhetarët në Austri për mbështetje dhe angazhim të vazhdueshëm ndaj Kosovës, gjatë një tubimi të zhvilluar mbrëmë në Vjenë.
Hamza theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të diasporës për vendin dhe e cilësoi këtë si një faktor të rëndësishëm për përparimin e Kosovës.
Ai shprehu mirënjohjen për çdo pjesëmarrës në ngjarje dhe e konsideroi këtë angazhim si një kontribut të çmuar në përmirësimin e Kosovës. “Kosova mundet ma mirë!” theksoi Hamza, duke nënvizuar se mbështetja e bashkatdhetarëve bën që vendi të ecë përpara dhe të arrijë standarde më të larta.