![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot pemëtarët e njohur të Kovragës.
Hamza ka thënë se do t’i mbështes të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojë punën e tyre.
Ai ka thënë se bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
“I rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit.
Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre. Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë. Kosova mundet ma mirë për bujqësinë. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)