Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bedri Elezi paralajmëron tensione të rënda në veri: “Rrezik për përplasje dhe incidente”

Bedri Elezi paralajmëron tensione të rënda në veri: “Rrezik për përplasje dhe incidente”

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisioni ARB Debat me Rid Berisha paralajmëron, thotë se kryetarët e rinj të komunave në veri, të ardhur nga komuniteti serb dhe përfaqësues të Listës Serbe, kanë paralajmëruar anulimin e të gjitha vendimeve të kryetarëve të mëparshëm dhe largimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Sipas tij, kjo do ta kthente veriun në një situatë shumë më të rëndë sesa më parë.

Eksperti i sigurisë: Veriu mund të kthehet në situatën shumë më të keqe sesa ka qenë

“Kryetarët në ardhje nga komuniteti serb të cilët janë anëtarë të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do t’i shfuqizojnë të gjitha vendimet e kryetarëve të mëparshëm dhe kanë paralajmëruar se do t’i largojnë të gjitha simbolet shtetërore, çka do të thotë se do ta kthejnë veriun në një situatë shumë më keq sesa ka qenë.”

Elezi: Politika po dëmton sigurinë për përfitime elektorale

Elezi thotë se politika në Kosovë po e cenon sigurinë dhe vet shtetin për interesa të vogla politike, duke e futur vendin në rreziqe serioze.

Kosova nën presion ndërkombëtar, Elezi: “Tashmë jemi bërë storie e keqe në botë”

“Politika në Kosovë po godet sigurinë dhe vet shtetin e Kosovës, për një grusht votash.”

Eksperti thekson se Kosova ndodhet nën sanksione, me dialogun strategjik të pezulluar dhe të përjashtuar nga shumë aktivitete ndërkombëtare që lidhen me performancën e saj për integrime në BE dhe NATO. Ai shton se Kosova tashmë është temë diskutimi dhe një storie e keqe në botë.

“Kosova është në sanksione, u pezullua dialogu strategjik, është përjashtuar prej shumë aktiviteteve ndërkombëtare që lidhen me performancën e saj për integrime në BE dhe NATO. Kosova tashmë është temë diskutimi dhe një storie e keqe në botë.”

Veriu drejt destabilizimit? Elezi: “Policia mund të përballet me komunitetin serb”

Sipas Elezit, nëse institucionet e Republikës së Kosovës ndërmarrin veprime konkrete për zbatimin e ligjit në veri, ekziston rreziku i përballjeve me komunitetin serb, veçanërisht nëse Policia e Kosovës kryen operacione në zonë. Ai thotë se dyshimet se qeveria mund të tentojë ta forcojë kontrollin në veri mund të sjellin situata të rënda në të ardhmen.

“Nëse do të kemi veprime konkrete të institucioneve të Republikës së Kosovës për të zbatuar ligjin atje, ekziston rreziku që të kemi një ballafaqim, një kundërshtim të komunitetit serb atje për operacionet që mund t’i kryejë Policia e Kosovës. Derisa ekzistojnë dyshimet se qeveria e Kosovës mund të tentojë të performojë sa i përket integrimit apo, siç e quajnë tani, çlirimit të veriut nga ajo pjesë, kam frikë se mund të kemi situata të cilat do të na sjellin kokëçarje në të ardhmen. Prandaj mund të them, nëse deri tani është vepruar në mënyrë të gabuar nga institucionet e Kosovës, tani duhet të kemi një kujdes të shtuar.”

“10 komuna nën drejtimin e një organizate të shpallur terroriste” – paralajmërimi i Elezit

Elezi paralajmëron se nëse qeveria i urdhëron forcat e sigurisë të mos lejojnë largimin e simboleve shtetërore në komunat ku do të udhëheqin kryetarët e rinj serbë, kjo mund ta çojë vendin drejt konfliktit dhe incidenteve.

“Në momentin kur qeveria në detyrë do të urdhërojë Policinë e Kosovës për të mos lejuar largimin e simboleve shtetërore në pjesën ku do të udhëheqin me kryetarët e ardhshëm apo me administratën serbe në atë pjesë, kjo do të thotë se i kemi 10 komuna të udhëhequra nga një organizatë terroriste, siç është ‘shpallur’ publikisht. Kjo paraqet konflikt, përplasje, incidente.”

Elezi: KFOR-i dhe institucionet e sigurisë s’do të lejojnë eskalim

Eksperti siguron se strukturat e sigurisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in, nuk do të lejojnë përshkallëzimin e situatës.

“Strukturat tona të sigurisë dhe ato të zbatimit të ligjit, bashkërisht me KFOR-in, nuk do ta lejojnë një eskalim të situatës.”