Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, i ftuar në panelin e Arb Debat me Rid Berishën, ka thënë se NATO dhe UÇK-ja kanë pasur një koordinim mes tyre.
Ai shton se kordinatat për vendodhjen e forcave serbe janë marrë nga UÇK-ja.
“Të gjitha kordinatat për vendodhjen e forcave të Serbisë i ka marrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ka pasur një koordinim të jashtëzakonshëm dhe kur koordinimi ka qenë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, goditja ka qenë e saktë,” ka thënë Elezi.