Pas pjesëmarrjes në Sunny Hill Festival, Bebe Rexha ka vizituar Shqipërinë, ku u takua me politikanen, Monika Kryemadhi.
Ishte vetë këngëtarja e cila e bëri të ditur këtë përmes disa postimeve të saj në Instagram.
Artistja me famë botërore, me prejardhje nga Dibra publikoi disa pamje pas takimit me politikanen në Tiranë, me të cilën kishte dalë për një kafe.
Bebe Rexha siç duket po e shijon në maksimum vizitën e saj në Shqipëri, bazuar në përshkrimin e saj në njërin prej postimeve në Instagram.
“Shqipëria më shkon shumë”, shkroi krijuesja e hitit “I’m Good”.
Bebe dha një performancë të jashtëzakonshme para dhjetëra mijëra njerëzve në festivalin Sunny Hill në Prishtinë.
Me një zë të furishëm, ajo “shpërtheu” në skenë, duke dhuruar emocione të papërshkruara për të gjithë.