Duke qenë një figurë me nam botërore, artistja shqiptare Bebe Rexha është vazhdimisht e përndjekur nga paparacët.
Në çdo dalje që ajo bën në qytetin Los Angeles ku jeton, ajo është e ndjekur vazhdimisht nga persona që duan të kapin ndonjë fotografi apo video të saj.
Mirëpo, në një nga daljet e saj të fundit në qytet, artistja e hitit “I’m a Mess” vendosi që t’iu bënte një ‘prank’ interesant paparacëve, duke i zënë në pritë.
Ajo doli nga një restaurant në Hollywood, me një aparat fotografik në dorë, duke shkrepur fotografi në drejtimin e paparacit që ishte jashtë.
Fotografi me të parë 34-vjeçaren me aparat fotografik në duar, filloi të qeshte gjersa më pas edhe ai i shkrepi asaj disa fotografi.
Këtë moment interesant, Bebe Rexha e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok, në një video e cila ka marrë mijëra shikime.