Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur entuziazmin e saj për pjesëmarrjen në Synny Hill Festival.
Ajo do të marrë pjesë në Festivalin Synny Hill që do të mbahet në Prishtinë, duke u bërë kështu një nga yjet e radhës që do të performojë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.
Njoftimi zyrtar është bërë nga faqja e festivalit, të cilët i kanë shprehur mirëseardhje këngëtares shqiptare.
Ky festival, i njohur për mbledhjen e emrave të mëdhenj të muzikës, po përgatitet për një edicion magjepsës.
Reagime pozitive ka pasur nga fansat të cilët duket se presin me padurim performancën e Bebes në Sunny Hill Festival.
Bebe e cila njihet për arritjet e saj kulmore në botë do të vi në Kosovë për të sjellë energjinë e saj si asnjëherë më parë.
Ndryshe për këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja e cila ka thënë se “Kosovë po vi për ty”.
Duket se edhe vet Bebe është e gëzuar që do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë.