Bashkimi Evropian ka reaguar për mbylljen e zyrave të strukturave paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut, bëhet fjalë për zyrën e të ashtuquajturit fond i sigurimeve të pensioneve dhe atë të fondit të sigurimeve shëndetësore.
“BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se statusi i tyre duhet të zgjidhet në përputhje me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, marrëveshjet e arritura në të dhe ligjet e Kosovës. Jeta e qytetarëve të zakonshëm, kryesisht e atyre serbë të Kosovës, por edhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ndikohet negativisht nga veprime të tilla. BE-ja i bën thirrje qeverisë në largim të Kosovës dhe institucioneve përkatëse të Kosovës që të përmbahen nga veprime të tilla provokuese dhe dëmtuese dhe të kërkojnë konsultime me komunitetin vendas të serbëve të Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratë