Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: Hapet rruga që Kosova të përfitojë 882 milionë euro grante e hua me kushte të favorshme

BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: Hapet rruga që Kosova të përfitojë 882 milionë euro grante e hua me kushte të favorshme

Bashkimi Evropian ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Nga BE, është thënë se, kjo gjë hap rrugë që Kosova të përfitojë 882 milionë euro grante dhe hua me kushte të favorshme.

‘’BE-ja në Kosovë e mirëpret ratifikimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve që lidhen me #PlaninERritjes të BE-së.

Kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në grante dhe hua me kushte të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që e avancojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian’’, thuhet në reagim.