Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > BE-ja miraton reformën e madhe për migrimin

BE-ja miraton reformën e madhe për migrimin

Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015.

Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre.

Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit.Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra më e lartë prej vitit 2016.