Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BE-ja i kërkon Izraelit të mos e kufizojë ndihmën humanitare për qytetarët në Gaza

Extra AL PVC

Komisioni Evropian ka njoftuar se një aeroplan i dytë mallrash me furnizime thelbësore humanitare do të aterojë sot në Egjipt dhe i bëri thirrje Izraelit të mos vendosë asnjë kufizim në sasinë, destinacionin dhe kategoritë e artikujve që do t’u dërgohen njerëzve në nevojë.

“Nëse bashkojmë ngarkesat e fluturimeve nga e hëna dhe atë që do të shkojë sot, flasim për 54 apo 56 tonë, më tepër për furnizime esenciale humanitare. Këtu përfshihen gjërat higjienike, materialet sanitare, por edhe ushqimi, uji dhe gjëra për strehim”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.

Ai, gjithashtu, përshëndeti njoftimin e bërë nga Izraeli se nuk do t’i bllokojë dërgesat e artikujve thelbësorë humanitarë, por paralajmëroi se çdo kufizim në këto dërgesa nuk do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Egjipti pranon hapjen e kufirit dhe kalimin e 20 kamionëve me ndihma në Gaza.

“Jo në emrin tonë”, qindra hebrenj në SHBA kërkojnë armëpushim në Gaza – 300 të arrestuar.
Më shumë se 1 milion palestinezë, afërsisht gjysma e popullsisë së Gazës, janë larguar nga shtëpitë në veri dhe në qytetin e Gazës pasi Izraeli u kërkoi atyre që të evakuoheshin.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ndihma e kufizuar humanitare do të lejohej në Gaza nga Egjipti, pas një kërkese të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase. Sulmi la të vraë një 12 vjeçar dhe dy...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu u tha në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka përfunduar hetimet paraprake dhe dërgoi për proces gjyqësor dosjen ndaj 5 të...