Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur të mërkurën në një përpjekje delikate diplomatike për të balancuar të drejtën e Izraelit për siguri si dhe mbrojtjen e civilëve në Gaza.
Para takimit të së Hënës, shtetet anëtare të Unionit e kanë dënuar sjelljen e Hamasit, që sipas tyre po i shfrytëzon “spitalet dhe civilët si mburoja njerëzore” në Gaza, por po ashtu ato i kanë bërë thirrje Izraelit që të “përmbahet në maksimum” më qëllim që t’i mbrojë civilët nga lufta, raporton euractiv.
Lufta e përgjakshme në Gaza ka shpërthyer pas sulmeve të Hamasit me 7 tetor, ku mbeten të vrarë më rreth 1.200 qytetarë, sipas të dhënave zyrtare të shtetit të Izraelit.
Ndërkohë, si përgjigje ndaj këtij sulmi, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë vrarë të paktën 11.180 persona deri më tani, shumica e tyre civil duke përfshi edhe 4.609 fëmijë, pohon Ministria e Shëndetësisë në këtë qytet të kontrolluar nga Hamasi
Kjo deklaratë e përbashkët vjen pasi disa shtete anëtare të BE –së kanë ngritur alarmin nga kjo qasje e Izrealit për ta luftuar Hamasin. Në këtë drejtim, para pak ditëve, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte deklaruar se “Izraeli duhet patjetër t’i ndalë bombardimet në Rripin e Gazës dhe vrasjen e civilëve” Po ashtu,
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, deklaroi se “Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre”. Ndërkohë, deri më tani Kryeministri izraelit ka refuzuar thirrjen e shumë shteteve për një armëpushim, por është pajtuar për pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës
“BE është jashtëzakonisht e shqetësuarit lidhur me përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza” deklaroi shefi i politikës së Jashtme dhe të sigurisë së bllokut, Josep Borrell, në një deklaratë nën emrin e shteteve të Bllokut Evropian.
/TV Arbëria