Përgatiti: Afrim Kasolli
Bashkimi Evropian ka konsideruar se Serbia e ka e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Sipas Brukselit, i cili edhe është lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre “sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, Ngase sipas zyrtarëve të institucioneve të BE-së ky akt bie në kundërshtim me “nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit ku qartazi thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.
Mirëpo, siç dihet jo vetëm në këtë rast, por edhe kur Serbia e kishte kundërshtuar dhe ishte mobilizuar kundër anëtarismit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës kishte bërë shkelje të kësaj marrëveshjeje. Mirëpo, Kosova nuk ia doli ta futet në këtë organizatë, jo për shkak të lobimit kundërshtues të Serbisë, por pikërisht pse edhe Prishtina nuk e kishte zbatuar kërkesën kryesore të BE-së, për dërgim të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Për më shumë për këtë arsyeje, BE-ja as që e ka marrë në konsideratë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Union.
Ku realitet ka krijuar një situatë paradoksale. Kur Serbia i shpërfill detyrimet e saj ndaj procesit të dialogut dhe marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel dhe Ohër, BE-ja vetëm e konstaton një gjë tillë. Ndërsa, kur Kosova e bënë një gjë të tillë ajo bllokohet dhe ndëshkohet sa i përket agjendës së saj euro-integruese. /TV Arbëria