Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Arsim > BE dhe Kosova ndajnë 40 bursa për Master për shërbyesit civilë të ardhshëm

BE dhe Kosova ndajnë 40 bursa për Master për shërbyesit civilë të ardhshëm

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës kanë njoftuar ndarjen e 40 bursave të reja për studime master në kuadër të programit Young Cell Scheme, i cili synon përgatitjen e kuadrove të ardhshme në shërbimin civil.

Përfituesit e përzgjedhur do të kenë mundësi të studiojnë në universitete të Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme si integrimi evropian, drejtësia, ekonomia, digjitalizimi dhe politika publike.

Pas përfundimit të studimeve, bursistët obligohen të punojnë për tre vjet në institucionet e shërbimit civil të Kosovës, duke kontribuar në forcimin e administratës publike të vendit.