Ankaraja kërkon që ushqimit të vjetër turk të ngjashëm me sufllaqen greke, t’i jepet ‘status i mbrojtur’ por Berlini thotë se kjo mund të rrisë më tej çmimin dhe të dëmtojë prodhimin.
Tashmë BE thotë se do të ndërhyjë duke detyruar Ankaranë e Berlinin për të mbyllur debatin e tyre të gjatë për statusin e ‘doner kebab’, ushqimi njohur me origjinë turke, tashmë i bërë popullor edhe në Gjermani.
Rrejti ‘The Economist’ shkruante se Komisioni Evropian i ka dhënë vendeve gjashtë muaj kohë për të arritur në një kompromis për zgjidhjen e fatit të ‘doner kebapit’.
Përplasja nisi rreth dy vjet më parë kur Ankaraja i kërkoi BE të regjistronte ushqimin si një specialitet i Turqisë, siç ka bërë Italia me picën napolitane, apo Spanja me proshutën Jamon Serrano.
Nëse Turqia merr statusin e kebapit, doneri do të duhet të përgatitet bazuar në specifikimet e Ankarasë, në të gjithë BE.
Por në Gjermani ushqimi është bërë i preferuar që prej ardhjes së emigrantëve turq në vitet 1970, dhe vendi kundërshton aplikimin duke thënë se kjo ndikon në prodhimin vendas dhe mund të rrisë kostot.
Ministri gjerman i bujqësisë e ushqimit është Cem Ozdemir, me origjinë turke, por kundërshton aplikimin turk si një “ndërhyrje në tregun gjerman me pasoja ekonomike.”
“Donet kebabi i përket Gjermanisë. Njerëzit duhet të hanë kebapin si e dëshirojnë, jo sipas direktivave të Ankarasë”, shkroi ai në rrjetin X.
BE thotë se shitjet e ‘donerit në Evropë arrijnë në €3.5 miliardë në vit, nga të cilat €2.3 miliardë vetëm në Gjermani.