Qindra anëtarë të grupit të armatosur libanez Hezbollah thuhet se janë plagosur pasi radiolidhjet e dorës që përdorin për të komunikuar kanë shpërthyer, shkruan BBC.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit tha se ka pasur shpërthime në periferitë jugore të Bejrutit dhe disa zona të tjera. Televizioni Al-Manar i Hezbollahut tha gjithashtu se shumë pajier kishin shpërthyer, pa i identifikuar të lënduarit.
Videot dhe fotot në mediat sociale kanë shfaqur burra të plagosur të ulur ose të shtrirë në dysheme dhe të tjerët duke u dërguar me urgjencë në spitale. Pamjet e pakonfirmuara të CCTV treguan shpërthime në dyqane.
Një zyrtar i Hezbollahut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se përbën “shkeljen më të madhe të sigurisë” që kur armiqësitë me Izraelin u përshkallëzuan 11 muaj më parë, paralelisht me luftën në Gaza./Express/