Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Botimi i librit “Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek” nga Elena Kocaqi

Botimi i librit “Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek” nga Elena Kocaqi

Elena Kocaqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për botimin e librit të saj më të ri “Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek”.

“Ndoshta kam qënë nga të paktat historiane sot ne botë që jam munduar të hedh dritë në një nga mashtrimet më të mëdha në historinë botërore, e ngritur e gjitha duke ulur dhe injoruar me pa te drejt shqiptarët”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo theksoi se botimi i këtij libri është një studim i parë i përmasave të tilla që trajton të gjithë faktorin shqiptar që u përfshi në rebelimin arberesh të Greqisë së sotme, si arbereshët ortodoks, shqiptarët mysliman dhe katolik, shqiptarin Ibrahim Pasha te Egjiptit etj. Ishte ari, anijet dhe gjaku shqiptar që bëri shtetin grek.

Shteti grek ortodoks ishte nje projekt rus i Katerinës se II, që synonte krijimin e nje perandorie Bizantine ortodokse, me një monark rus, për interesat e Rusisë ortodokse dhe qe injoronte totalisht etninë e këtyre popujve. Rusia nuk krijoi dot Bizantin, por ja doli te krijoi shtete te pastra fetare ortodokse ne Ballkan, për interesat e saja.

Në rastin e Greqisë asaj i interesonte feja dhe dalja ne ujrat e ngrohta, ndërsa Perendimit i interesonte ringjallja e Greqisë antike. Kryengritja e Orlovit e 1770, ne Man dhe More ishte nje kryengritje totalisht shqiptaro ortodokse. Filiki Eteria me gradën me përfshirjen më të gjerë Vllamis, ishte themeluar kryesisht nga shqiptarët ortodoks. Revolucioni nga fillimi ne fund, ishte nje revlucion i arbëreshëve, apo i shqiptarëve ortodoks.

Rebelimi u organizua si një luftë fetare që zhduku të gjithë popujt e feve te tjera si hebrejt, katolikët dhe myslimanët dhe urdhërin për këtë gjë nga burimet historike, duket se e ka dhënë Ipsilanti, nje ortodoks nga Azia, i mbështetur nga Rusia . Të vetmit qe shpëtuan ishin shqiptarēt mysliman dhe kjo se i shpëtuan arvanitët ortodoks, me të cilët benin besa bese përtej fesë. Ne masakrën e Tripolicës te paprekur me armë dhe pasuri dolën vetëm shqiptarët. Ishte Kolokotroni qe beri besë me ta dhe dha urdhër mos të preken shqiptarët mysliman, madje ai u dha djalin e vet garanci. Shpalli se kush qëllon shqiptarët, duhet të qellonte atë të parin, sepse ndryshe ai do ti vriste me dorën e vet.

Fitorja e revolucionit i dedikohet marreveshjeve te Kolokotronit me shqiptarët mysliman te ushtrisë osmane që dorëzuan vet keshtjellat si Kalavrita (Komandant Arnautoglu), Kallamata( Sulo Korca), Tripolica (Elmas Mece), Korinth, Naupaktos, Akropol etj. Jane dokumentet ushtarake osmane qe tregojnë qartë edhe dorëzimin e tyre nga shqiptarët mysliman të ushtrisë. Fitorja i dedikohet kryesisht marreveshjeve midis shqiptarëve ortodoks dhe atyre mysliman. Nese shqiptarët mysliman të ushtrisë osmane, nuk do t’iu kishin dorëzuar vellezërve të tyre ortodoks keshtjellat osmane, sot do të ishte e veshtirë të parashikohej nëse do të ishte krijuar ndonjëherë Greqia.

Në të gjitha betejat, shqiptarët ishin përballë, por palët në shumicën e rastve bënë marrëveshje me njeri tjetrin. Në rastin e betejës se Karpenisit, ku Marko Boçari me suliotët që paguheshin si mercenar nga Bajroni dhe Mavrokordati, me ose pa dashje, natën u futën tek bataljonin shqiptar i ushtrisë osmane, ku ai mbeti i vrarë nga Leshi i Zi, i cili ne fakt e vrau atë për vetmbrojtje.

Nëse ai e ka ditur se kishte hyre tek shqiptarët, ishte gabimi i tij dhe nga rastet e vetme, ku kemi nje përplasje te tillë, nëse nuk e ka ditur, u vra pa dashje.

Nga dokumentet nuk ka sikur një ushtar grek, jo me komandant, thjesht ortodoksit e Rumelisë quheshin ne atë kohe rum dhe sot studiuesit e perkthejne termin rum si grek. Gjithë ortodoksit pavarsisht etnisë se tyre, ku aty përfshihen shqiptarët, sllavët, vllahët quhen me ermin grek, pra koncepti grek i ri është fe jo etni.

Popullsia ishte në maxhorancë absolute me rreth 90% shqiptare ortodokse dhe myslimanët qe ishin në Bardhunia dhe Lala. Ishte ndërhyrja ruse dhe perndimore qe filloi procesin e asimilimit te arvanitëve,në nje identitet imagjinar grek, kur ata ishin në fakt grekët e vërtet. Ky identitet i ri bazohej tek feja. Shtetit te ri ju vendosen dy gjuhë teknike dhe e lanë gjuhën e arvanitëve si gjuhë te familjes duke tentuar ta zhdukin atë. U sanksionua me Kushtetutë se, grek ishte cdo ortodoks që besonte në Krisht. Ne 1923 u moren popullsi ortodokse nga Azia si karamanli, armen, pont, kaukazian, ku asnjë prej tyre nuk ishte grek e nuk fliste greqisht.

Konflikti midis arvanitëve dhe faktorit të huaj filloi që në momentet e para të rebelimit, pasi ata nuk donin qe Ipsilanti dhe Mavrokordati, dy te huaj te merrnin pushtet ne tokat e tyre, por faktori i huaj i mundi, pasi hodhi para nga jashtë. Kështu vendin e një presidenti aravanit si Kundurioti, e zuri me vonë Oto, pasi me parë ishte vrarë Kapodistria, ish ministri jashtem rus me origjinë shqiptare. Ai u vra nga arbëreshët e Manit, sepse donte t’u hiqte atyre autonomine lokale qe nuk ia kishin hequr dot as Bizanti dhe as Osmanët.

Me pas u morën edhe masa drastike nga të huajtë kundër Manit, duke ju rrafshuar kullat, duke burgosur edhe shumë lider të kryengritjes, midis tyre Kolokotroni qe u dënua me vdekje, e me vonë u fal. Shqiptarë ortodoks dhe mysliman, u përdorën nga Rusia dhe Osmanët, për interesat e tyre dhe ata humbën shumë nga identiteti i tyre, qe nuk e kishin humbur prej mijëra vjetësh. Kisha ortodokse qe kishte qënë tepër e fuqishme gjatë osmanve, u shpronësua dhe u vendos nën kontrollin e shtetit te ri grek. Këto dhe shumë te reja te tjera, gjenden ne këtë studim.

Për momentin, libri gjendet tek Panairi i librit, Kati 2, Stenda Rrenjet si dhe nga nesër dhe java tjetër në te gjitha libraritë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress