Ballkani është nisur për në Republikën Çeke ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar duke u kualifikuar për në grupet e garës së tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.
Suharekasit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj gjigantit çek Viktoria Plzen në Doosan Arena.
Të besuarit e Ilir Dajës kanë udhëtuar drejt Çekisë, ku sonte do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para përballjes me Plzen.
Dueli mes Plzen dhe Ballkanit në Doosan Arena do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.
Polaku Damian Sylwestrzak do të jetë gjyqtari kryesor bashkë me asistentët e tij Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz ndërsa Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
/TV Arbëria