Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BB: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia

Extra AL PVC

Sipas Bankës Botërore, çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia e koronavirusit COVID-19. 

Banka Botërore njoftoi se rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për afro 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.

Edhe pse çmimet e ushqimit këtë vit pritet të bien me 8 për qind, Banka Botërore theksoi se ato pritet të jenë në nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1975, duke shtuar se deri në muajin shkurt të këtij viti inflacioni i çmimeve të ushqimit në baza vjetore ishte 20 për qind në nivel global, shifër më e lartë gjatë dy dekadave të fundit.

Shefi i zhvillimit ekonomik i Bankës Botërore, Indermit Gill, tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave, transmeton Anadolu.

“Në terma real, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.

Banka Botërore gjithashtu tha se në përgjithësi këtë vit çmimet e mallrave pritet të bien me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e energjisë parashikohet të bien 26 për qind.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...