Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bayern Munich arrin marrëveshje me Liverpool për Diaz

Bayern Munich arrin marrëveshje me Liverpool për Diaz

Gazetarë të njohur botërorë tashmë kanë filluar të konfirmojnë se Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Luis Diaz.

Sulmuesi kolumbian kishte kërkuar një aventurë të re dhe pasi i dështoi transferimi tek Barcelona, ai tani do ta vazhdojë karrierën në Gjermani.

Të paktën kështu kanë raportuar dy gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg.

Ky i fundit madje ka thënë se kjo marrëveshje mund të konsiderohet e kryer, pasi dy klubet tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim pasi bavarezët dërguan një ofertë të dytë të përmirësuar.