Në një debat televiziv, në një medium kosovar, gazetari Baton Haxhiu e ka nisur akuzen e tij për kreun e federates Agim Ademi, me një tregim metaforik, duke e krahasuar atë me Mbreti Majmun, që federaten e futbollit e ka shëndrrue në kopsht zoologjik. Ky krahasim nervozoj tej mase Arbnor Morina ish lojtarë i Prishtinës dhe që për momentin punon me gjeneratat e reja në FFK, i cili ju përgjigj duke renditur arritjet dhe kontributin e dhënë që nga fillimet e viteve 90ta si kundërpërgjigje e akuzës së rëndë nga Haxhiu.